Paraqitje horror e Lakers, Miami ngushton serinë finale në 2:1

Basketboll

Paraqitje horror e Lakers, Miami ngushton serinë finale në 2:1

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 08:02
Paraqitje horror e Lakers, Miami ngushton serinë finale në 2:1

Los Angeles Lakers kanë pasur një paraqitje për t’u harruar mbrëmë ndaj Miami Heat.

Në ndeshjen e tretë finale, LeBron James dhe Anthony Davis nuk ishin në elementin më të mirë të tyre, duke bërë që Miami, me shkëlqimin e Jimmy Butler të marrë fitoren e parë këtë seri.

Miami kanë triumfuar me rezultatin 115:104, në ndeshjen ku Jimmy Butler kontribuoi me 40 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime.

Butler ishte i saktë në 14 nga 20 tentimet e tij nga loja e hapur, si dhe në 12 nga 14 gjuajtjet e lira.

Te Lakers, më i dalluari ishte ‘Mbreti’ James, i cili shënoi 25 pikë, numëro 10 kërcime dhe tetë asistime, por duke pasur edhe tetë topa të humbur.

Davis kontribuoi me 15 pikë, pesë kërcime e tri asistime, për të numëruar edhe pesë topa të humbur.

Kështu, Lakers tashmë kanë epërsinë e serisë finale prej 2:1, ku skuadra që fiton katër ndeshje shpallet kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat