Probleme të reja në ABA League, e pabesueshme çfarë iu ka ndodhur!

Basketboll

Probleme të reja në ABA League, e pabesueshme çfarë iu ka ndodhur!

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2020 Në ora: 19:41
Probleme të reja në ABA League, e pabesueshme çfarë iu ka ndodhur!

Nuk sosen problemet në ligën rajonalet të basketbollit - ABA. 

Sipas televizionit serb "Nova", xhirollogaria bankare e ligës rajonale është bllokuar!?

“Kështu që, aktiviteti i biznesit i ABA League është me mundësi të kufizuara. 

Është epilogu i një serie seancash të pasuksesshme të Asamblesë, mosmarrëveshjeve midis klubeve, debateve dhe duke parë vetëm interesat e veta...

Pandemia e koronavirusit ndërpreu sezonin e kaluar të ABA League në fillim të marsit. Sezoni aktual filloi të premten e kaluar, i cili padyshim nisi me probleme”, shkruan mediumi maqedon “Sportmedia”.

Bllokimi i xhirollogarisë bankare raportohet se vjen për shkak të çështjes së pazgjidhur të pronësisë brenda kampionatit, e cila është arsyeja që klubet kanë qenë në konflikt gjatë muajve të fundit. ABA League mbulon shpenzimet e udhëtimit të klubeve dhe zyrtarëve, ndërsa tani është në bllokadë, nuk është në gjendje të paguajë faturat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat