Lakers s’e bëjnë të njëjtin gabim, një fitore larg titullit falë spektaklit të LeBron James

Basketboll

Lakers s’e bëjnë të njëjtin gabim, një fitore larg titullit falë spektaklit të LeBron James

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 08:20
Lakers s’e bëjnë të njëjtin gabim, një fitore larg titullit falë spektaklit të LeBron James

Los Angeles Lakers kanë dëshmuar se humbja në ndeshjen e tretë ishte thjesht një rastësi, pasi kanë mposhtur Miami Heat në takimin e katërt me rezultat 102:96.

Lakers tani ka një epërsi prej 3:1, dhe është vetëm edhe një fitore larg titullit të madh.

Këtë ndeshje ‘shpërtheu’ LeBron James me double-double prej 28 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime.

Paraqitje solide pati edhe Anthony Davis, i cili realizoi 22 pikë, 9 kërcime dhe katër asistime.

Jimmy Butler e mbylli ndeshjen me double-double (22 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime), por pa mundur të bëjë diçka më shumë.

Ndeshja që mund të jetë e fundit sa i përket kësaj finale të madhe luhet pas dy dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat