Probleme të mëdha në ligën rajonale, ky njeri bllokoi xhirollogarinë bankare

Basketboll

Probleme të mëdha në ligën rajonale, ky njeri bllokoi xhirollogarinë bankare

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2020 Në ora: 12:50
Probleme të mëdha në ligën rajonale, ky njeri bllokoi xhirollogarinë bankare

Në Ligën Rajonale – ABA, marrin pjesë klubet kroate, sllovene, boshnjake, malazeze, serbe. 

Nebojsha Çoviq, presidenti i Cërvena Zvezdës së Beogradit, i cili, sipas dokumenteve, është nënkryetar i ligës ABA dhe një nga personat e autorizuar, bllokoi llogarinë e ligës ABA.

Çoviq kërkoi nga banka "Raiffeisen" në Zagreb (vendi ku u themelua ABA league sh.pk) të bllokojë llogarinë derisa të zgjidhen marrëdhëniet juridike-pronësore në ligë.

Përveç njeriut  të parë të Zvezdës, personat e autorizuar janë edhe Dragan Bokan, presidenti i Buduçnostit të Podgoricës, si dhe Mlladen Weber, ish nënkryetari i Cedevita-s, një klub që nuk ekziston zyrtarisht por sot e ka emrin Cedevita - Olimpia.

I gjithë problemi në Ligën e Adriatikut, ndër të tjera, lindi rreth transferimit të pronësisë nga tri klubet e vjetra në tri klubet aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat