Lakers do të luajnë ndaj Miami për titullin me fanellën e Kobe Bryant

Basketboll

Lakers do të luajnë ndaj Miami për titullin me fanellën e Kobe Bryant

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 11:57
Lakers do të luajnë ndaj Miami për titullin me fanellën e Kobe Bryant

Mëngjesin e së shtunës (03:00 me orën shqiptare) do të luhet finalja e pestë play off në NBA mes Lakers dhe Miami. Skuadra e Lakers udhëheq 3:1 serinë e ndeshjeve dhe fitorja në këtë përballje të radhës e shpall kampion për sezonin 2019-2020.

Në këtë sfidë, skuadra e Lakers do të veshë fanellën e zezë, dedikuar Kobe Bryant, ylli i këtij ekipi dhe NBA-së, i ndarë nga jeta më 26 janar të këtij viti, pas një aksidenti me helikopter. Në atë aksident humbi jetën edhe vajza e tij Gianna.

Kjo uniformë është dizenjuar pikërisht nga Kobe Bryant për sezonin 2017-2018.

Ekipi kalifornian e ka veshur këtë fanellë në 4 ndeshje këtë sezon dhe në të katërta rastet ka fituar. Kjo fanellë është veshur në 4 ndeshjet e dyta play off (çerekfinale, gjysmëfinale, finale Perëndim dhe finalja e dytë ndaj Miami).

Kjo fanellë është veshur gjithnjë në ndeshjen e dytë, në kujtim të vajzës së Kobe, Gianna, që mbante numrin 2 në fanellë. Lakers shpresojnë që kjo fanellë t’u sjellë fat edhe në këtë ndeshje, që është shumë e rëndësishme për ta dhe fatin e sezonit, pasi mund t’i shpallë kampionë.

Pra, një ndeshje dhe një fitore që do t’i dedikohen Kobe Bryant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat