LeBron ka një mesazh për urryesit e tij, paralajmëron edhe rivalët

Basketboll

LeBron ka një mesazh për urryesit e tij, paralajmëron edhe rivalët

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 08:27
LeBron

LeBron James nuk është kursyer pas suksesit të mbrëmshëm.

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, është kurorëzuar mbrëmë me titullin e katërt të kampionit, si dhe çmimin e katërt të Finals MVP.

Pas ndeshjes, James ka folur për ata që e urrejnë atë dhe gjithmonë ndërtojnë narrativën kundër suksesit të tij, por ka paralajmëruar edhe rivalët që do t’i ketë në parket.

“Çfarë do të thonë tani?”, ka thënë LeBron, aluduar për urryesit e tij, pasi fitoi titullin edhe me Lakers.

“Kam akoma shumë vite të mbetura”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar rivalët.

James në finalet e këtij edicioni në ‘Play Off’ ka regjistruar 29.8 pikë për ndeshje, 8.5 asistime për ndeshje dhe 10.0 kërcime për ndeshje. Ai edhe një herë drejtoi skuadrën e tij me sukses drejt titullit të kampionit, edhe pse tashmë është në sezonin e tij të 17-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat