LeBron James MVP i finaleve të NBA – super statistika nga ‘Mbreti’

Basketboll

LeBron James MVP i finaleve të NBA – super statistika nga ‘Mbreti’

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 08:29
LeBron James

‘Mbreti’ i NBA, LeBron James ka regjistruar një tjetër të arritur të madhe.

LeBron James ka drejtuar skuadrën e Los Angeles Lakers drejt titullit të 17-të të kampionit në NBA, në sezonin e tij të 17-të.

Në finalet kundër Miami Heat, Lakers kanë fituar me rezultatin 4:2 në ndeshje, ku për këto ndeshje më i miri është vlerësuar të jetë LeBron James.

James ka fituar çmimin 2020 Finals MVP, pasi arriti 29.8 pikë për ndeshje, 8.5 asistime për ndeshje dhe 10.0 kërcime për ndeshje.

Për ‘Mbretin’ kjo është hera e katërt në karrierën e tij që shpallet MVP i finaleve, si dhe hera e katërt që shpallet kampion në NBA.

James është lojtari i parë që fiton katër MVP të finaleve me tri skuadra të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat