Pas një pushimi 7-mujor rikthehen garat në basketbolline Kosovës

Basketboll

Pas një pushimi 7-mujor rikthehen garat në basketbolline Kosovës

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 11:54
Pas një pushimi 7-mujor rikthehen garat në basketbolline Kosovës

Pas një pushimi 7-mujor rikthehen garat në basketboll. Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë e Play-out-it ndërmjet AS Prishtinës dhe Trepçës. Takimi do të zhvillohet në palestrën “Don Bosko” nga ora 17:00. Ndërkohë, ndeshja e kthimit zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollin në edicionin e ri.

Trepça edicionin e kaluar përfundoi në vendin e shtatë të Superligës, derisa AS Prishtina ishte e dyta në Ligën e Parë dhe do të ballafaqohen në Play-out.

Basketbollisti me përvojë i Trepçës, Besnik Azemi ka thënë se këtë ndeshje e kanë marrë seriozisht. “Ndeshjet e Play-out-it i kemi marrë shumë seriozisht dhe jemi duke u përgatitur për këto ndeshje. Kam shpresë që do të kalojmë me rezultat pozitiv”, ka thënë Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Për këtë sfidë ka folur edhe trajneri i AS Prishtinës, Valentin Spaqi. “Mendoj se ky play-out nuk është i njëjti sikur të ishte në fund të edicionit të kaluar, sepse ka ndryshuar edhe ekipi.

Ne luajmë me ekipin që kemi momentalisht dhe jo atë të edicionit të kaluar, prandaj nuk është njëjtë. Kurse sa i përket rivaliteti jemi të pabarabartë, sepse Trepça ka bërë investime dhe përforcime të reja, në mesin e tyre edhe tre lojtarë të huaj. Nga skuadra jonë janë larguar disa lojtarë kyç nga skuadra, megjithatë, ne do të japim maksimumin. Trepça është super favorite, por ne do të japim maksimumin në këto ndeshje”, është shprehur Spaqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Kjo ndeshje dhe të gjitha të tjerat në vazhdim do të zhvillohen në masa të rrepta dhe duke respektuar rregullat e anti Covid-19.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat