​Trepça mbetet në Superligë

Basketboll

​Trepça mbetet në Superligë

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 19:19
Foto Ilustrim

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj AS Prishtinës në sfidën e dytë të Play-out-it me rezultat 115:47 (33:8, 27:9, 19:11, 36:9). Në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë, mysafirët nga Mitrovica kishin fituar me rezultat 54:76 dhe kështu Xehetarët do të garojnë edhe edicionin e ardhshëm në enitën e basketbollit të Kosovës.

Vendasit e nisën mirë duke e fituar çerekun e parë 33:8, derisa lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 27:9. Edhe në pjesën e dytë nuk kishte ndryshime, me Trepçën që fiton periudhën e tretë 19:11 dhe atë të fundit 33:9 për të triumfuar në fund me rezultat bindës 115:47.

Te Trepça u dalluan Mojeed Ewuosho me 24 pikë e 6 kërcime dhe Devin Haygood me 19 pikë e 9 kërcime, derisa te AS Prishtina më të mirët ishin Dardan Sejdiu me 16 pikë e 14 kërcime dhe Don Polloshka me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat