Beal flet për të ardhmen, zbeh shpresat e Lakers

Basketboll

Beal flet për të ardhmen, zbeh shpresat e Lakers

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:57
Bradley Beal

Bradley Beal ka folur lidhur me të ardhmen e tij.

Ylli i Washington Wizards lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Lakers, por duket se këto janë vetëm spekulime.

Fundori ka thënë se dëshiron të përfundojë karrierën e tij me fanellën e Wizards, përkundër se ai tashmë ka blerë një shtëpi në Los Angeles.

“Dua të fitoj dhe ne duhet të fitojmë. Unë e di se mund të fitojmë”, ka thënë Beal.

“E di se është një vend ku mund të fitojmë dhe e di se është një vend ku mund të sjellim djemë këtu për të fituar”, shtoi lojtari që aktivizohet në pozitën 2.

LeBron James dhe Anthony Davis synojnë të kenë një tjetër yll te Lakers, për të formuar treshen e madhe.

Gjasat nuk janë aq të mëdha që ai yll të jetë Beal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat