Rifati: Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni, finale para finales

Basketboll

Rifati: Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni, finale para finales

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:02
Rifati: Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni, finale para finales

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së Superkupës së Kosovës në basketboll (meshkujt).  
Ponte Prizreni, prej skuadrave më të organizuara në vendin tonë, do të ballafaqohet me rivalin fqinj Golden Eagle Yllin nga Theranda. 

Përballja mes tyre luhet me 22 tetor në orën 17.00 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren. 
Arbnor Rifati, kryetrajner i Ponte Prizrenit, tha se janë të përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. 

“Ne kemi filluar stërvitjet nga data 25 shtator, përgatitjet i kemi bërë dhe jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshje”, tha Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Rifati tha se kanë disa përparësi ndaj rivalit dhe posaçërisht basketbollistin më të mirë në vend Urim Zenelaj.
“Përparësitë e ekipit tim janë pozitat në qendër pasi që kemi basketbollistin më të mirë të vitit të kaluar Urim Zenelaj, i cili beson se do të bëj dallimin. 

Por të jem konkret dhe real do të jetë ndeshje e mirë dhe finale para finales”, nënvizoi kryetrajneri i Ponte Prizrenit. Po kthehet basketbolli pas një kohe, pauzuat shkaku i pandemisë, a e ka ruajtur freskinë dhe ju si klub a jeni më të fortë se një vit me parë?

“Po, jemi me të fortë se në vitin e kaluar, dhe jemi të lumtur që po kthehemi se u bë mjaft më, ekipi ynë është i gatshëm më shumë se kurrë!”, përfundoi Rifati.

Orari i ndeshjeve
Gjakovë, 21 tetor

17:00 Rahoveci - Trepça

19:30 Sigal Prishtina - Vëllaznimi 

Prizren, 22 tetor

17:00 Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni

19:30 Peja - Bashkimi

Therandë, 23 tetor

Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B     

Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D

Pejë, 25 tetor

Finalja Femrat: 14:00 Bashkimi - Kosovahome Prishtina

Finalja Meshkujt ora 17:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat