Rahoveci-Trepça, skuadrat premtojnë maksimumin

Basketboll

Rahoveci-Trepça, skuadrat premtojnë maksimumin

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:02
Rahoveci-Trepça, skuadrat premtojnë maksimumin

Sfida e parë çerekfinale e Superkupës do të zhvillohet të mërkurën në Gjakovë ndërmjet Rahovecit dhe Trepçën.

‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin ndër skuadrat më të dalluara në elitë dhe shpresojnë se do të kenë një edicion sa më pozitiv.

Njëri nga basketbollistët më të talentuar të Rahovecit është Visar Ejupi. Ai flet për rrjedhën e përgatitjeve dhe ndeshjet në Superkupë.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe po përgatitemi për ndeshjen çerekfinale kundër Trepçës. Po shpresojmë për një paraqitje sa më të mirë. E kemi pasur edhe një ndeshje miqësore me Ponten, ku besojmë se jemi të gatshëm për Superkupë dhe edicionin e ri”, është shprehur Ejupi për faqen zyrtare të FBK-së. 

Ndërkohë, Trepça edicionin e kaluar u rendit e shtata, ku në “play-out” mundi dy herë AS Prishtinën dhe siguroi mbijetesën në elitë edhe për një edicion.

Basketbollisti i Trepçës, Valdrin Haxhiu, është shprehur se, përgatitjet i kanë filluar që tri javë dhe shpresojnë në rezultate pozitive.

“Ne përgatitjet i kemi filluar që në dritën e parë që kanë dhënë dritën e gjelbër organet përkatëse. Sigurisht se tri javë nuk janë të mjaftueshme, mirëpo do të mundohemi të marrim maksimumin e mundshëm për këtë kohë. Tash na pret ndeshja e Superkupës kundër Rahovecit dhe fillimi i kampionatit. Besoj që jemi të përgatitur për tu bërë ballë sfidave, njëkohësisht besoj shumë edhe në ngritje të paraqitjeve në vazhdim”, deklaroi Haxhiu për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i duelit Rahoveci-Trepça në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e përballjes Sigal Prishtina-Vëllaznimi.

Orari i ndeshjeve

Gjakovë, 21 tetor

17:00 Rahoveci - Trepça

19:30 Sigal Prishtina - Vëllaznimi

Prizren, 22 tetor

17:00 Golden Eagle Ylli - Ponte Prizreni

19:30 Peja - Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat