Ekipi i Rahovecit është kualifikuar në gjysmëfinale të Reload Superkupës së Kosovës në basketboll.
Rahoveci ishte më i mirë se skuadra me renome Trepça dhe ka triumfuar me rezultat 78:63 (18:15, 21:16, 17:11, 22:21), në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.
Në të gjitha çerekët rahovecianët treguan lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja u arrit me rezultat bindës.
Lojë mesatare, jo edhe e pëlqyeshme dhe një fitore me plotë meritë e Rahovecit.
Te Rahoveci më së shumti pikë shënuan Marvin Jones 21, Isaiah Traylor 18, Alban Veseli 15 dhe te Trepça Mojeed Ewuosho 15, Burim Zekiqi 15 dhe Besnik Azemi 12.