Bashkimi rrëzon Pejën

Basketboll

Bashkimi rrëzon Pejën

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2020 Në ora: 21:12
Bashkimi rrëzon Pejën

Bashkimi kualifikohet në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Pas Sigal Prishtinës, Rahovecit, Ponte Prizrenit, sonte u mësua edhe gjysmëfinalisti i katërt, është Bashkimi. 

Prizrenasit shënuan fitore me rezultat 105:79 (21:21,22:27, 23:14, 39:17) ndaj Pejës, në një lojë me rivalitet e cilësi deri diku, që u zhvillua në palestrën e sportit në Prizren.

Në minutën e 20-të, Peja udhëheq me 5 pikë (48:43), por dy çerekët e fundit kanë qenë fatal, pasi që “portokallinjtë” treguan lojë së shumë më të mirë dhe fituan me plot meritë.

Basketbollisti Nikola Vukçeviç ka qenë lojtar i mbrëmjes, duke realizuar 34 pikë, i ndihmuar nga Shaq Carter 26, Sean Hoehn 18, Musab Mala 17, të cilët ishin më të merituarit që Bashkimi u kualifikua në gjysmëfinale. Robert Cartwright me 24 pikë, Drilon Hajrizi 22, Dardan Berisha 11 kanë qenë më efikasi të Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat