Basketbollistja shqiptare ftohet për Maqedoninë, për dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Gjermanisë

Basketboll

Basketbollistja shqiptare ftohet për Maqedoninë, për dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Gjermanisë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:05
Basketbollistja shqiptare ftohet për Maqedoninë, për dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Gjermanisë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Goroviq, sot ka publikuar listën e 24 basketbollisteve dhe në mesin e tyre është ftuar edhe shqiptarja, 19-vjeçarja Albina Plakaj, për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Eurobasket 2021. Albina është prej talenteve më të mëdha dhe luan për MZT Skopje.

Është një superlajm, që një shqiptare ftohet për përfaqësuesen A.  

Në ciklin e nëntorit, basketbollistet maqedonase do të luajnë dy ndeshje. Në turneun në Riga, si pjesë e Grupit I më 12 nëntor, Maqedonia luan me Kroacinë, ndërsa dy ditë më vonë me Gjermaninë.
Lista nuk përfshin basketbollisten më të mirë, Jelena Antiq, e cila është ende jashtë për shkak të një lëndimit.

Lista e lojtareve
1. Nena Trajçevska
2. Anikaelika Mitrashinovi ((Buduçnosti Bemax - Mali i Zi)
3. Sofija Llazarevska (Milan Basket Stars - Itali)
4. Matea Nikoliq (Campo Basso - Itali)
5. Ivana Kmetovska (Shporta KAM)
6. Katerina Pop Dimitrovska (Shporta KAM)
7. Ivona Pekovska (Vardari)
8. Sandra Llazarevska (Badel 1862)
9. Dragana Jolovi ((Badel 1862)
10. Dragana Petkovska (Rabotniçki)
11. Sanja Adamovska (Badel 1862)
12. Natalija Sekullovska (Badel 1862)
13. Jovana Petrusevska (Vardari)
14. Gabriela Modeva (Struga 2009)
15. Marija Dimitrijeviq ((Badel 1862)
16. Mateja Atanasovska (Palacanestro Vigarano - Itali)
17. Cvetanka Dimova (Badel 1862)
18. Elena Tasevska (Palacanestro Vigarano - Itali)
19. Ivona Kozobashiovska (Mercedes Alghero - Itali)
20. Albina Plakaj (MZT Skopje Aerodrom)
21. Stefani Kostova (CD Prometheus - Spanjë)
22. Teona Pop Stojanova (Neo Basketball - SHBA)
23. Snezhana Serafimoska (Dukesne Duks - SHBA)
24. Devana Boehner (Connecticut Sun - SHBA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat