Teuta e Vllaznia shtojnë radhët me amerikanë

Basketboll

Teuta e Vllaznia shtojnë radhët me amerikanë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:51
Teuta e Vllaznia shtojnë radhët me amerikanë

Pavarësisht se aktivitetet sportive në palestrat e mbyllura janë të pezulluara pa afat në Shqipëri, skuadrat prej kohësh kanë nisur përgatitjet për sezonin sportiv 2020-2021. Madje ekipet e meshkujve në basketboll prej kohësh po bëjnë merkato të fuqishme jashtë Shqipërisë, duke sjellë kryesisht basketbollistë amerikanë, ndërkohë që nisja e kampionatit është një dilemë.

Së fundi, në vendin tonë kanë mbërritur dy basketbollistë amerikanë, që do të luajnë për ekipet e Teutës dhe Vllaznisë.

Te skuadra shkodrane ka mbërritur 24-vjeçari Amos Harris, që luan në pozicionet 1 dhe 2. Te Vllaznia e konsiderojnë një përforcim me vlera, që do ta rritë ndjeshëm forcën e skuadrës së trajnerit Bilali.

Për Teutën ka firmosur basketbollisti Charlie Marquardt, i cili luan në pozicionet 2 dhd 3. Sipas klubit durrsak, ky lojtar dallohet për saktësinë nga distanca, ndaj konsiderohet një blerje e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat