Qallaku: Me Sigal Prishtinën do të luftojmë për titullin e Kosovës dhe të Ligës Unike!

Basketboll

Qallaku: Me Sigal Prishtinën do të luftojmë për titullin e Kosovës dhe të Ligës Unike!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:40
Qallaku: Me Sigal Prishtinën do të luftojmë për titullin e Kosovës dhe të Ligës Unike!

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë, Sigal Prishtina, ashtu si i ka hije, e ka filluar edicionin e ri, duke fituar Superkupën e Kosovës.

Padyshim se më i merituari për këtë trofe aq të çmueshëm është basketbollisti Arian Qallaku, që ka realizuar 22 pikë, i ndihmuar edhe nga bashkëlojtarë tjerë, ku triumfuan në finalen dramatike me rezultat 74:73 kundër Bashkimit. Qallaku është në formën më të mirë dhe synimet e tija me Prishtinën janë që luftojnë për të gjitha trofetë.       

“Bota sot”: Prishtina e nis edicionin e ri me Superkupë dhe me lojtar vendorë, a e keni pritur këtë sukses?
Arian Qallaku:
Po, është e vërtet se klubi i Prishtinës ka filluar me lojtar vendor dhe natyrisht që ne kemi besuar në vetveten tonë dhe në fund u shpërblyem me trofeun e Superkupës për të cilën i përgëzoj të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe trajnerin tonë. 

“Bota sot”: Si e sheh Sigal Prishtinën në kampionat dhe në Ligën Unike, me cilat synime?
Arian Qallaku:
Për Sigal Prishtinën, synimet janë të qarta: Të shpallem kampion si në kampionat ashtu edhe në Ligën Unike. 

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me ambientin dhe kushtet?
Arian Qallaku:
Për momentin jam mjaft i kënaqur, atmosfera është mjaft e mirë po ashtu edhe me bashkëlojtar po kalojmë shumë mirë edhe pse me shumicën e lojtarëve jemi njohur edhe më herët.

“Bota sot”: Një finale për mbamendje, ku fituesi u përcaktua në të qindtat e fundit të sekondës. A e keni pritur një fitore, kur dihet se në minutën e 39-të, rezultati 67:72 ka qenë në favor të Bashkimit?
Arian Qallaku:
Po, ka qenë një ndeshje mjaft e fortë, po më shumë gabime nga të dyja skuadrat. por mendoj se ne në fund ishim më të koncentruar dhe mendoj se fituam me meritë. 

“Bota sot”: Arian Qallaku lojtar i ndeshjes në Superkupë, a jeni në formën më të mirë?
Arian Qallaku:
Për momentin po kaloj në një fortë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira edhe në vazhdim te kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat