Bashkimi demolon Penzën

Basketboll

Bashkimi demolon Penzën

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:51
Bashkimi demolon Penzën

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni me rezultat të thellë e mposhti 105:68 (28:9,22:24, 25:17, 30:18) Penzën nga Peja, në takimin e javës së parë të Ligës së Kosovës në basketboll. 

Basketbollistja Lejzae Davidson ishte më e mira, duke shënuar 30 pikë, e ndihmuar nga Diedona Halitaj me 16 sosh etj, ndërsa te Penza veteranja Valbona Bytyqi me 29 pikë ka qenë më e dalluara. Bashkimi si me lojë po ashtu edhe me rezultat demolon Penzën.  

Trajneri i Bashkimit, Fabian Gjuka, fare nuk tregoi mëshirë për ish ekipin e tij, Penza. 

Bashkimi, fituese e Superkupës së Kosovës, tregoi muskujt karshi Penzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat