Peja fiton bindshëm kundër Prishtinës! Rahoveci me lehtësi në duel me Vëllaznimin

Basketboll

Peja fiton bindshëm kundër Prishtinës! Rahoveci me lehtësi në duel me Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:06
Peja fiton bindshëm kundër Prishtinës! Rahoveci me lehtësi në duel me Vëllaznimin

Peja ka shënuar fitore bindëse me rezultat 107:86 (27:20, 26:22, 29:22, 25:22) ndaj Sigal Prishtinës, në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll.  

Dyshja Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi treguan lojë të madhe, të cilën ishin të pandalshëm për skuadrën mysafire. 
Berisha realizon 25 pikë, Hajrizi 24, i ndihmuar nga Robert Cartwright me 22 sosh etj. ndërsa të Sigal Prishtina Altin Morina me 28 pikë dhe Arian Qallaku me 24 sosh, ishin më efikasit. Peja starton me fitore bindëse.

Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 88:65 (20:13, 25:9, 21:16, 22:27 kundër Vëllaznimit.

Rahovecit ka luajtur si vendas dhe ka qenë shumë më i mirë. Marvin Jones mr 38 pikë është më i miri të Rahoveci dhe Christopher Hortman me 20 pikë e Cendric Council me 18, më efikasit të Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat