Sfida interesante në Superligë

Basketboll

Sfida interesante në Superligë

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Foto Ilustrim

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e pestë në Prince Caffe Superligë. Ndeshjet do të zhvillohen në termine jo shumë të zakonshme në basketboll, megjithatë kjo është bërë, duke respektuar masat nga Qeveria e Kosovës.

Të shtunën do të përballen rivalët e vjetër Trepça dhe Peja. Mitrovicasit synojnë fitoren e tretë radhazi pasi mundën Golden Eagle Yllin dhe Vëllaznimin, kurse pejanët janë skuadra e vetme që ka tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Bashkimi-Rahoveci po ashtu është një takim interesant. Prizrenasit kanë një fitore dhe dy humbje deri më tani, kurse ‘Vreshtarët’ kanë dy fitore dhe dy humbje.

Ponte Prizreni pas fitores në vazhdime ndaj Rahovecit do të përballet me Sigal Prishtinën, sfidë që do të zhvillohet të dielën. Ponte ka dy fitore dhe dy humbje, kurse bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje.

Ndeshja e fundit në këtë xhiro zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Therandasit kanë dy fitore dhe një humbje, kurse e kundërta është te skuadra kuqezi që ka një fitore dhe dy humbje. 

Prince Caffe Superliga - Java 5

E shtunë 

14:00 Trepça - Peja
16:00 Bashkimi - Rahoveci
E diel 
13:30 Ponte Prizreni - Sigal Prishtina
15:30 Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat