Shqetësuese: Skuadra e madhe pushtohet nga koronavirusi, pesë lojtarë të infektuar

Basketboll

Shqetësuese: Skuadra e madhe pushtohet nga koronavirusi, pesë lojtarë të infektuar

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 17:32
Foto Ilustrim

Koronavirusi vazhdon të sjellë shumë telashe në botë, gjë nga e cila po pësojnë edhe klube në Kosovë.

Sot skuadra e basketbollit Peja ka njoftuar se plot pesë basketbollistë kanë dalë pozitivë gjë e cila e bënë shumë shqetësuese situatën në klubin pejanë.

“Pas rezultateve te testimeve per COVID-19, në ekipen tonë fatkeqësisht janë të infektuar 5 basketbollistë dhe disa anëtarë të stafit teknik.

Ekipa do të respektojë gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-se deri në shërimin e plotë të gjithë lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat