Harden refuzon kontratën me 50 milionë dollar në vit

Basketboll

Harden refuzon kontratën me 50 milionë dollar në vit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 11:14
Harden refuzon kontratën me 50 milionë dollar në vit

Në NBA dje ka filluar afati kalimtar i transferimeve.

Vëmendja kryesore në këtë fillim të afatit kalimtar është tek basketbollisti I Houston Rockets, James Harden.

Gazetari i njohur i NBA, Adrian Wojnarowski ka lajmëruar që James Harden ka refuzuar ofertën e Rockets dhe kërkon largimin.

Houston i ofruan Hardenit kontratë me 50 milionë euro në vit, duke e bërë atë lojtarin me pagën më të madhe në histori të basketbollit, por ai e ka refuzuar këtë ofertë.

Harden kërkon kalimin tek Brooklyn Nets që të bashkohet me dyshen, Kevin Durant dhe Kyrie Irving.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat