Basketbollistët e Kosovës në karantinë

Basketboll

Basketbollistët e Kosovës në karantinë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:14
Basketbollistët e Kosovës

Të mërkurën mbrëma kanë pasur stërvitjen e parë dhe kështu do të vazhdojnë deri të hënën kur do të nisen për në Bratisllavë.

Ata do të qëndrojnë të karantinuar pa pasur kontakte me askënd, për shkak të situatës me pandeminë. Kosova më 26 nëntor do të përballet me Sllovakinë, kurse dy ditë më pas me Islandën. Dy takimet do të zhvillohen në Bratisllavë. Kështu ka vendosur Bordi i FIBA Evropës.

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka folur për përgatitjet.

“Ne jemi grumbulluar dhe do të qëndrojmë së bashku deri para udhëtimit në Sllovaki. Kjo është bërë për shkak të situatës me pandeminë e Covid-19. Do të mbajmë stërvitje dhe do ta shfrytëzojmë këtë kohë maksimaisht për tu përgatitur. Edhe në Sllovaki gjithashtu do të kemi stërvitje para ndeshjeve zyrtare. Do të mundohemi të japim maksimumin në këto ndeshje”, është shprehur Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat