Kur të pafytyrit e mbrojnë Avdijajn! Kështu shkruajnë në Serbi: Shqiptarët sulmojnë djalin e legjendës!

Basketboll

Kur të pafytyrit e mbrojnë Avdijajn! Kështu shkruajnë në Serbi: Shqiptarët sulmojnë djalin e legjendës!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 22:27
Kur të pafytyrit e mbrojnë Avdijajn! Kështu shkruajnë në Serbi: Shqiptarët sulmojnë djalin e legjendës!

Kuzhina e Beogradit është e njohur për të prodhuar gënjeshtra të pafundme dhe si gjithmonë! 

Kësaj radhe iu paska dalur një punë tjetër të pafytyrëve – serbëve,  duke hulumtuar se kush po e sulmon basketbollistin 19-vjeçar Deni Avdijajn, djalin e një farë legjende të basketbollit, Zufer Avdijaj! 

Në fakt, askush nuk e ka sulmuar Deni Avdijajn, që i takon komunitetit goran, por i kanë bërë me dije djalit, se në jakne e ka Flamurin e Serbisë, të një shtetit që ka bërë gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë. 

Në jakne e mban shenjën e Serbisë që ka bërë gjenocid, që edhe Zuferi e ka shumë të qartë, pse NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, nga periudha 24 mars e deri me 10 qershor. 

Sepse Serbia kreu krime të rënda mbi fëmijë, gra, plaka e pleq dhe në popullin shqiptarë të Kosovës. 
Ky farë medium “Kurir”, që e kryen argatin e dreqit, siç paguhet nga kuzhina e Beogradit, ka shkruar mes të tjera:

“Shqiptarët sulmojnë djalin e legjendës: Ai i kafshoi ata në zemër për shkak të fjalës për Kosovën!  Deklarata e basketbollistit të ri Deni Avdija, djali i legjendës së Cërvena Zvezdës, Zuferit, babai i tij lindi në Prishtinë, Kosovë, Serbi, shkaktoi mjaft stuhi edhe në Kosovë.

Djaloshi që mbante simbolin e flamujve të Serbisë në draftin e NBA i gëzoi të gjithë në Serbi me atë gjest, por ai provokoi dhe mori komente krejt të kundërta nga shqiptarët në Kosovë.

Shumica e mediave lokale raportuan për kalimin e tij në Uashington, por kjo ishte një temë dytësore për ta, ata ishin më të shqetësuar me deklaratën e Denit në lidhje me Kosovën”.

“Ju duhet të kishit thënë që babai juaj ka lindur në Kosovën e okupuar - është një nga komentet’, shkruan një komentues shqiptar. ‘Ju nuk e dini që Kosova është një Republikë e njohur dhe së shpejti do të bëhet Shqipëri’, - thotë një lexues që e prezantoi veten si Krasniqi.

‘Flamuri që po e mbani u mbajt nga ata që na vranë në Kosovë” - tha një tjetër shqiptar.

Padyshim, ata nuk mund të durojnë që Deni i tha të gjithë botës se Kosova është në Serbi dhe shumë komente më pozitive erdhën nga serbët, të cilët e marrin atë si në parajsë, duke thënë se ai është një mbret dhe i urojnë të gjitha të mirat në NBA”, shkruan mediumi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat