Gallinari transferohet te Atlanta Hawks

Basketboll

Gallinari transferohet te Atlanta Hawks

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 12:42
Gallinari transferohet te Atlanta Hawks

Gallinari transferohet te Atlanta Hawks, do përfitojë një shifër marramendëse!

Basketbollisti italian Danilo Gallinari ka ndërruar skuadër, por ka mbetur në NBA, pasi ka firmosur një kontratë shumë-milionëshe me Atlanta Hawks.

Bëhet fjalë për një marrëveshje 3-vjeçare me klubin nga Georgia, prej të cilës Galinari do të përfitojë plot 61.5 milionë dollarë.

Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë për një sportist mesatar, që nuk është grumbulluar asnjëherë për All Star Game, por që ka një eksperiencë të konsiderueshme në NBA, pasi ka luajtur më herët me ekipe si New York Knicks, Denver, Los Angeles Clippers e Ocklahoma City Thunder.

Tashmë Gallinari do të luajë në Konferencën e Lindjes dhe do të bëjë pjesë në një grup me basketbollistë të rinj, që synojnë arritjen e Play Off-it.

Trae Young dhe John Collins janë basketbollistët më të njohur te Atlanta aktualisht, ndaj Gallinari pritet të ketë një rol të rëndësishëm në 5-shen e titullarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat