Paraqitje shumë e dobët e Shqipërisë, pëson humbje të thellë

Basketboll

Paraqitje shumë e dobët e Shqipërisë, pëson humbje të thellë

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:10
Paraqitje shumë e dobët e Shqipërisë, pëson humbje të thellë

Shqipëria ka bërë paraqitje shumë të dobët në palestrën e sportit në Matosinjo të Portugalisë, duke pësuar humbje me rezultat të thellë 90:50 (21:16, 24:7, 23:20, 20:5), nga Bjellorusia.  

Basketbollistët kuqezi treguan lojë të dobët, sigurisht ka ndikuar edhe pandemia që mos të përgatiten si duhet për këtë sfidë. 

Shqipëria ka vetëm një fitore dhe dy humbje, ndërsa bjellorusët regjistrojnë fitoren e tretë rresht. 

Shqipëria renditet në pozitën e tretë me 4 pikë në Grupin A të parakualifikueseve për Kupën e Botës 2023 (meshkujt), por ka një takim më shumë se Portugalia dhe Qipro dhe Bjellorusia kryeson me 6 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat