Sigal Prishtina në krizë, a ka pakënaqësi brenda klubit?

Basketboll

Sigal Prishtina në krizë, a ka pakënaqësi brenda klubit?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
Sigal Prishtina në krizë, a ka pakënaqësi brenda klubit?

Sigal Prishtina as në tokë dhe as në qiell, jo që humbi sot me rezultat 87:70 nga Golden Eagle Ylli nga Theranda, në ndeshjen e mbetur që u luajt në kryeqytet,  por diçka nuk po shkon në këtë kolektiv.

Flitet e përflitet se ka pakënaqësi brenda këtij klubi dhe si rrjedhojë e kësaj edhe rezultatet janë për çdo kritikë, një fitore dhe tri humbje.

Burimet tona të afërta me klub, thonë se situata nuk është e mirë brenda por gjithçka do të dihet në ditët në vijim nëse nuk do të ketë ndonjë “rebelim”! 

Pavarësisht kësaj, Prishtina si Prishtinë duhet të mobilizohet, për faktin se në situatën në të cilën janë, është për çdo kritikë dhe drejtuesit e klubit duhet të reagojnë sa më parë që është e mundur.

Nuk është edhe fundi i botës pse për 4 katër ndeshje rezultatet janë të dobëta dhe janë fundosur në renditje, sa që kjo mund të ketë edhe një bisht tjetër.

A do të këndellet Prishtina apo do të futet në kaos, gjithçka do të shihet në ditët në vazhdim! Dita e mirë shihet në mëngjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat