Miami demolohet nga Milwaukee Bucks, Clippers rikthehet te fitorja

Basketboll

Miami demolohet nga Milwaukee Bucks, Clippers rikthehet te fitorja

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 08:41
NBA

Mbase një nga humbjet më të mëdha në histori për skuadrën nga Florida.

Miami është mposhtur bindshëm me 47 pikë diferencë nga Milwaukee Bucks.

97-144 përfundoi takimi në “Airlines Arena”, me Khris Middleton që ishte më i dalluari i ndeshjes, me 25 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Te vendasit ndërkaq u dallua Tylel Herro me 23 pikë, 3 kërcime e 7 asistime.

Në anën tjetër, LA Clippers është rikthyer te fitorja, pak pas humbjes turpëruese nga Dallasi.

Skuadra e Tyronn Lue fitoi ndaj Minnesotas, 124 – 101.

Më poshtë të gjitha rezultatet e ditës së sotme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat