LeBron James shkruan historinë e NBA-së

Basketboll

LeBron James shkruan historinë e NBA-së

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:40
LeBron James shkruan historinë e NBA-së

Mbrëmjen e 30 dhjetorit (në orët e para të 31 dhjetorit me orën shqiptare), në ditën e tij të 36-të të lindjes, basketbollisti LeBron James ka vendosur një rekord historik, unik në llojin e tij në NBA.

“King James” bëhet lojtari i parë në NBA që realizon të paktën 10 pikë në 1000 ndeshje radhazi.

Ylli i Lakers ishte protagonist sot në fitoren që skuadra e tij arriti ndaj San Antonio (realizoi 26 pikë), ndeshje ku ai vendosi këtë rekord.

LeBron, edhe pse 36 vjeç, duke në formë të shkëlqyer, çka u konfirmua edhe në këtë sfidë, duke qenë më i miri në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat