Basketbollisti i Kosovës mbetet pa skuadër, klubi i tij bankroton

Basketboll

Basketbollisti i Kosovës mbetet pa skuadër, klubi i tij bankroton

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:24
Basketbollisti i Kosovës mbetet pa skuadër, klubi i tij bankroton

Ylli i Kosovës në basketboll, Erjon Kastrati është mbetur pa skuadër.

Kastrati është njëri nga basketbollistët më të mirë kosovar, por viti 2020 nuk ishte edhe aq i mirë për të, pasi skuadra sllovene Primorska, ku ka luajtur Kastrati ka bankrotuar.

I kontaktuar nga “Sheshi”, Kastrati e ka konfirmuar se skuadra ka bankrotuar dhe tani është lojtarë i lirë.

“Skuadra ka bankrotuar dhe për momentin tani jam pa klub”, deklaroj fillimisht Kastrati, duke vazhduar:

“Kam pasur oferta nga disa skuadra, por ende nuk kemi arritur gjuhen e përbashkët”, përfundoi ai.

Kastrati para ardhjes tek Primorska, ka qenë duke luajtur në Hungari tek skuadra Egis Kormend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat