Kupa organizohet në Therandë! Berisha: Atëherë kur ishte shumë vështirë

Basketboll

Kupa organizohet në Therandë! Berisha: Atëherë kur ishte shumë vështirë

Nga: K.G. Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:00
Kupa organizohet në Therandë! Berisha: Atëherë kur ishte shumë vështirë

Drejtori sportiv i klubit të basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda, Agron Berisha, konfirmon se në Therandë do të organizohet gara e Kupës së Kupës. Kështu të paktën le të kuptohet në postimin e tij.  

“KB Golden Eagle Ylli më tepër se një klub.

Jo rastësisht edhe kampionati i parë i basketbollit në Republikën e Kosovës është mbajt pikërisht në Suharekë.

Atëherë kur ishte shumë vështirë të mendohet. Edhe në këtë vit të jashtëzakonshëm ne bëjmë organizime kur është më së vështiri.

Është viti ynë ky në fund me kurorëzuar me mundin e shumë gjeneratave të tëra në basketbollin e  Suharekës. Na priftë e mbara të gjithëve”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat