Triple-double i Lebron i jep fitoren ekipit të Lakers

Basketboll

Triple-double i Lebron i jep fitoren ekipit të Lakers

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 08:33
Lebron

Los Angeles Lakers ka fituar ndeshjen e radhës ndaj Denver Nuggets 114-93, në ligën më të madhe të basketbollit NBA.

Skuadra e Lakers është duke kaluar në një formë mjaftë të mirë dhe pas kësaj fitore radhitet e treta në Konferencën Perendimore me pikë të barabarta me Clippers.

Në ndeshjen ndaj Nuggers, LeBron James dëshmoi edhe një herë se është duke luftuar për të fituar ‘MVP’ pasi shënoi triple double.

James ishte lojtari më i mirë në ndeshje duke realizuar 27 kosha, 10 asistime dhe 10 kërcime.

Në këtë sezon, Lakers kanë 17 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Nuggets 12 fitore e nëntë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat