Erdh më shumë bujë te Peja, po shkon i dështuar! Ka vdekur koha e televizionit bardhezi e me dy kanale  

Basketboll

Erdh më shumë bujë te Peja, po shkon i dështuar! Ka vdekur koha e televizionit bardhezi e me dy kanale  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:22
Jordanco Davidkov

Basketbolli i Kosovës duket ose po mendojnë në thonjëza se e kanë zbuluar “ujin e nxehtë”, se me disa trajnerë nga jashtë kanë me tejkaluar edhe ligën më të fortë në botë, NBA, të paktën në ëndërr.

Nuk thonë kotë në popull, shtrijë këmbë sa të mbërrin jorgani, se ndryshe nuk bën!

Peja është klub me traditë apo djepi i basketbollit në Kosovë, sot ka ndarë rrugë me trajnerin maqedon Jordanco Davidkov. Ky burrë erdhi më shumë bujë, një prezantim përtej përmasave!

U zyrtarizua me 13 janar 2021 dhe po shkon me 4 mars 2021, me rezultate dështuese! Peja nuk duron dhe nuk duron kur nuk ke rezultate! Po edhe një duhet ta dijnë në përgjithësi basketbolli i Republikës së Kosovës, shqiptarët e Kosovës e dinë se çka është sporti dhe e njohin në thelb basketbollin, vështirë është mi mashtruar sepse këtu sporti ka traditë me dekada! 

Klubet tona duhet të mendojnë mirë për filozofinë e tyre, për strategjinë e tyre afatgjate dhe jo jetëshkurtër.  

Tek e fundit  klubet i dijnë punët e tyre më mirë se çdo kush tjetër, a gabojnë rëndë a jo, është çështje e tyre. Mos të harrojmë një gjë, si futbolli, si basketbolli, si hendbolli, si volejbolli, duhet ta dijnë se ka vdekur koha e televizioni bardhezi dhe me dy kanale, sot teknologjia ka ecur shumë përpara dhe çdokush e di se çka domethënë cilësia. Sot askush nuk ka televizion bardhezi me dy kanale, po kënaqen duke shikuar sport  dhe lojëra të bukura në ligat ndërkombëtare!

Sa duash propagando kur nuk je askund, shikuesi i Kosovës e din se çka është futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, boksi etj.! Mirë po bëhet, interesant, po shkon ky po vjen ky, po ku janë rezultatet!  Një herë e përgjithmonë duhet ta kenë të qartë basketbolli, futbolli, hendbolli, volejbolli etj. se sporti është shkencë.

Mos harroni një gjë në vitin 1987, klubi i futbollit Prishtina, i ka ble edhe banesë trajnerit serb Millovan Gjoriqit në Beograd, njeriu që edhe sot e urren Kosovën. Çfarë të mire i la Prishtinës së asaj kohe, asgjë! E dinë mirë edhe gjeneratat e vjetra. Në të gjitha sportet duhet të ketë plan konkret dhe jo sot për nesër, sidomos klubet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat