Superliga sjell dy duele interesante, Prishtina-Peja ndeshja kryesore

Basketboll

Superliga sjell dy duele interesante, Prishtina-Peja ndeshja kryesore

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:49
Superliga e Kosovës

Sot do të zhvillohen dy duele interesante në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Superliga e Kosovës në basketboll sjell edhe dy duele interesante gjatë ditës së sotme.

Sigal Prishtina do të paraqitet me trajenrin e ri, Ljupche Malinkov, i cili u zyrtarizua ditën e djeshme. Malinkov do të ketë përball KB Pejën si sfidën e parë si trajner i kryeqytetasëve. Ndërsa Peja do të fillojë ndeshjen poashtu me ndryshime, pasi që ish-trajneri i Prishtinës, Dragan Radoviq, i cili dha dorëheqje me 24 shkurt, është në krye të KB Pejës.

Bardhekaltrit pësuan nga Vëllaznimi, por fituan ndaj Bashkimit. Prishtinasit kanë shtatë fitore dhe 14 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe nëntë humbje.

Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin. Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësuan humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina. Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.

E diel

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina – Peja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat