Sabonis triumfon në garën e shkathtësive në NBA All-Star

Basketboll

Sabonis triumfon në garën e shkathtësive në NBA All-Star

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:09
Domantas Sabonis

Trofeu i garës për shkathtësi apo siç njihet ndryshe si ‘Skills Challange’ ka ardhur në Evropë.

Qendra e Indiana Pacers, lituanezi Domantas Sabonis e ka fituar këtë garë interesante që mbahet në NBA All-Star.

Gjashtë basketbollistë morën pjesë në këtë garë, ku në çerekfinale fillimisht garuan Domantas Sabonis (Indiana Pacers) dhe Julius Randle (New York Knicks) si dhe Nikola Vucevic (Orlando Magic) dhe Robert Covington (Portland Trail Blazers).

Dy qendrat, Sabonis dhe Vucevic kaluan në gjysmëfinale ku u pritën nga Luka Doncic dhe Chris Paul.

Sabonis arriti ta mposhtë basketbollistin slloven Luka Doncic për të kaluar në finale, derisa Vucevic befasoi fundorin e Phoenix Suns, Chris Paul.

Ishte një finale jashtëzakonisht interesante mes dy basketbollistëve evropianë, lituanezit Sabonis dhe malazezit Vucevic.

Në fund ishte qendra e Pacers që u tregua më i shkathët dhe që e fitoi këtë garë.

Kjo garë ka filluar të mbahet për herë të parë në NBA All-Star 2003, derisa për Sabonis ishte hera e parë që e fiton atë.

24-vjeçari bëhet vetëm basketbollisti i tretë nga Evropa që e fiton këtë çmim, pasi atë më parë e kishin fituar edhe Kristaps Porzingis dhe Tony Parker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat