Goga Basket tjetër leksion Vllaznisë, durrsakët pa rivalë në kampionat

Basketboll

Goga Basket tjetër leksion Vllaznisë, durrsakët pa rivalë në kampionat

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:20
Goga Basket tjetër leksion Vllaznisë, durrsakët pa rivalë në kampionat

Goga Basket vijon marshimin në Kampionatin e meshkujve në basketboll, duke mposhtur Vllazninë 80-72, takim i vlefshëm për javën e 8-të të Superligës. Takim me rivalitet, ku të dyja ekipet dualuan fort, por në fund durrsakët shkëputen dhe fitojnë me meritë. Goga Basket është skuadra e vetme që nuk ka asnjë humbje deri më tani në kampionat dhe kryeson më 16 pikë të plota.

Në vendin e dytë qëndron ekipi i Teutës, që mundi me lehtësi 100-71 Eagles Basket në kryeqytet, ndeshje pa shumë emocione e rivalitet. Pa shumë probleme fiton edhe Tirana, që mposhti në “Fahrie Hoti” 77-61 Partizanin në derbin kryeyqtetas. Sukses që lë të dyja skuadrat në të njëjtat pozita në renditje, me bardheblutë që sigurojnë një vend në katërshe.

Në Kategorinë e Parë për meshkuj, Kamza Basket vijon të dominojë kampionatin, duke fituar 85-22 në Vlorë ndaj Flaamurtarit vendës. Pa probleme fiton edhe Skënderbeu, 91-75 ndaj Apolonisë, ndeshja takimi mes Elbasanit dhe Dinamos nuk u zhvillua.

Basketboll – Superliga, Meshkuj (java e 8-të)

Eagles Basket – Teuta, 71-100

Tirana – Partizani, 77-61

Goga Basket – Vllaznia, 80-72

Renditja: Goga Basket 16 pikë, Teuta 14 pikë, Vllaznia 13 pikë, Tirana 12 pikë, Partizani 9 pikë, Eagles Basket 8 pikë.

Basketboll – Kategoria e Parë, Meshkuj (java e 8-të)

Skënderbeu – Apolonia, 91-75

Elbasani – Dinamo, s’u zhvillua

Flamurtari – Kamza Basket, 22-85

Renditja: Kamza Basket 16 pikë, Dinamo 13 pikë, Elbasani 12 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Apolonia 9 pikë, Flamurtari 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat