Luka Donçiq sfidon skuadrën më të mirë në NBA

Basketboll

Luka Donçiq sfidon skuadrën më të mirë në NBA

Më: 6 prill 2021 Në ora: 01:07
Luka Donçiq

Transmetimet e kësaj jave në ligën numër një të basketbollit në botë NBA, nisin mëngjesin e së martës me duelin e zjarrtë në mes Dallas dhe Utah për të vazhduar pastaj edhe me plotë pesë ndeshje të tjera gjatë javës.

Utah që po kalojnë formën më të mirë në historinë e tyre si klub këtë herë udhëtojnë në Teksas, aty ku i presin kundërshtarët e Dallasit të udhëhequr në parket nga Luka Donçiq.

Kjo përballje interesante luhet të martën me fillim nga ora 01:00 e mëngjesit.

Jazzerët e Utah në këtë duel futen me formë fantastike prej nëntë fitoreve radhazi, teksa janë padyshim të parët në perëndim me 38 triumfe dhe 11 disfata.

Nga ana tjetër edhe Dallasi po kalon formë mjaftë të mirë dhe renditen të shtatët në po të njëjtën konferencë teksa seria e tyre aktuale është katër fitore radhazi.

Këto dy skuadra janë përballur dy herë këtë edicion, me të dy rastet që kanë triumfuar skuadra e Utah Jazz, se a do jetë e treta e vërteta për Dallasin apo Jazz do vazhdojnë me fitore mbetet të shihet ekskluzivisht në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, platformën Artmotion.

Utah, pesëshja e mundshme titullare:

Conley, Mitchell, Bogdanoviç, O’Neal, Gobert.

Dallas, pesëshja e mundshme titullare:

Donçiq, Richardson, Hardaway Jr, Porzingis, Powell.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat