Peja mposht Vëllaznimin me epërsi të thellë

Basketboll

Peja mposht Vëllaznimin me epërsi të thellë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 20:58
Peja

Peja e ka mbyllur me fitore pjesën e rregullt të kampionatit në Superligë duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat të thellë 93-63.

Ndeshja mes dy skuadrave u zhvillua sa për ‘sy e faqe’, për shkak se të dyja e kishin të definuar pozitat në tabelë.

Vëllaznimi u tregua tejet i pamotivuar në këtë ndeshje, pasi i humbi të gjitha mundësitë për t’i shmangur rënies nga Superliga.

Demotivimi i gjakovarëve u pasqyrua edhe në rezultat, derisa Peja mbizotëroi në të gjitha aspektet e lojës.

Verdhezinjtë krijuan epërsi të thellë që nga fillimi, ndërsa kulmi u arrit pikërisht në çerekun e fundit.

Brandon Walters shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar 30 pikë e 15 kërcime, derisa te Vëllaznimi Emmanuel Omogbo e mbylli takimin me 16 pikë e 9 kërcime.

Peja e ka mbyllur pjesën e rregullt të kampionatit në pozitën e katërt dhe në Play Off do të takohet në çerekfinale me Sigal Prishtinën, ndërsa Vëllaznimi edhe pse tregoi lojëra të mirë këtë stinor, përfundoi në vendin e fundit duke e humbur statusin e elitarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat