Berisha flet pas fitores ndaj Ponte Prizrenit

Basketboll

Berisha flet pas fitores ndaj Ponte Prizrenit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 00:07
Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha ka folur për ndeshjen ndaj Ponte Prizrenit.

Peja ka arritur ta mposht Ponte Prizrenin në palestrën e sporteve “Karagaçi” me një rezultat të thellë.

Pejanët fituan ndeshjen e tretë të “Play Off-it” me rezultat të thellë, 108-85.

Por, pavarësisht nga fitorja e thellë, basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha u shpreh se nuk ka përfunduar ende asgjë.

Në fakt, Pejës i duhet vetëm edhe një fitore për të arritur në finale.

Berisha shkëlqeu në këtë takim me 22 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

“Mendoj që fituam me meritë, ata nuk luajtën më energjinë e njejtë që luajtën në Prizren”, tha ai.

“Ne ishim më të mirë sonte, i ndalëm kundërsulmet e tyre sidomos në pjesë ne dytë, me meritë fituam ndeshjen e sotme”, tha Berisha.

“Por, kjo nuk do të thotë asgjë për ne, sepse për ne është e rëndësishme vetëm fitorja dhe duhet të fokusohemi për ndeshjen e së dielës dhe atje do të jetë vështirë për ne”, përfundoi Dardan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat