Carmelo Anthony mund të hyjë në mesin e 10 shënuesve më të mirë

Basketboll

Carmelo Anthony mund të hyjë në mesin e 10 shënuesve më të mirë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 10:55
Carmelo Anthony

Tim Duncan, Dominique Wilkins, Oscar Robertson, Hakeem Olajuwon.

Këta janë lojtarët që Carmelo Anthony i ka kaluar për shënimin e pikëve gjatë gjithë karrierës deri më tani në këtë sezon.

Pas fillimit të sezonit 2020-21 i renditur në vendin e 15-të në listën e shënuesve e të gjitha kohërave, Anthony hyn në ndeshjen e së martës duke iu dashur edhe 10 pikë për të kaluar Elvin Hayes dhe për të hyrë në 10 shënuesit më të mirë në historinë 75-vjeçare të NBA-së.

Në sezonin e tij të 18-të, Anthony aktualisht është duke pasur mesatare prej 13.6 pikë për ndeshjen për Portland Trail Blazers, të cilët përballen me Hawks në Atlanta të martën në mëngjes, duke i dhënë atij një mundësi për të hyrë në klubin e 10 shënuesve më të mirë.

Portland Trail Blazers përballen me Atlanta Hawks si mysafirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat