Muja që i dha shkëlqim kampionatit gjeorgjian, ka dy fjalë

Basketboll

Muja që i dha shkëlqim kampionatit gjeorgjian, ka dy fjalë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 14:38
Muja që i dha shkëlqim kampionatit gjeorgjian, ka dy fjalë

Ish basketbollisti i mirënjohur, Muhamed Thaçi, si trajner me ekipin e tij, Dinamo nga Tbilisi, i ka dhënë shkëlqim Kampionatit të Gjeorgjisë.  
“Ishim pa fat dhe humbëm 86:84 (Tskhum-Apkhazeti), u eliminuam në gjysmëfinale! 

Me një pjesë të parë katastrofale ku kundërshtari na dominoi në kërcime 29 me 15!

Por djelmoshat e mi luftuan deri në fund ! Vlen te ceket se referimi ishte jo i mirë! 

E falënderoj Allahun! 

Familjen time dhe gjithë juve që më keni përkrah dhe ndihmuar!

Loja për vendin 3-të luhet me 25 maj!

U premtoj se do kthehem me rezultate edhe më të mira!”, ka shkruar Muja në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat