​Basketboll/ Sot zhvillohet finalja e Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve.

Basketboll

​Basketboll/ Sot zhvillohet finalja e Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve.

Më: 30 maj 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Në Mitrovicë do të zhvillohet sot finalja e Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve nw basketboll.

Trepça dhe Marigona Hill Prishtina do të përballen nga ora 12:00 në Minatori, në garën për titullin e kampionit në këtë kategori të garave.

Skuadra mitrovicase ishte më e mirë se Vushtrria Basket, duke e mundur në gjysmëfinale 84:67, për tu kualifikuar në finale. Marigona Hill Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Pejës me shifrat 105:74, duke siguruar finalen.

Këto dy skuadra ishin të parat në renditje në garat e rregullta, që kishte vetëm nëntë xhiro për shkak të pandemisë.

Marigona Hill ishte e para me tetë fitore dhe një humbje, kurse Trepça e dyta me shtatë fitore dhe dy humbje.

Në garat e rregullta, në takimet mes këtyre dy skuadrave fitore kishte shënuar skuadra prishtinase me rezultat 71:73.

Nga ora 10:00 për vendin e tretë do të përballen Vushtrria Basket dhe Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat