Kongresi Afatmesëm, FIBA lavdëron FBK-në për Planin Strategjik 2021-2025

Basketboll

Kongresi Afatmesëm, FIBA lavdëron FBK-në për Planin Strategjik 2021-2025

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:36
Kongresi Afatmesëm, FIBA lavdëron FBK-në për Planin Strategjik 2021-2025

Është mbajtur Kongresi Afatmesëm i FIBA-s, ku nga Kosova kanë marrë pjesë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Në përgjithësi morën pjesë 161 delegatë nga Federatat Nacionale, si dhe anëtarët e Bordit Qendror të FIBA-s, Drejtorët Ekzekutivë të FIBA-s nga pesë Zyrat Rajonale dhe Kryetarët e Komisioneve të FIBA-s. Kongresi ishte ‘Online’.

Delegatët dëgjuan raporte mbi aktivitetet e FIBA që nga gushti i vitit 2019, kur u zhvillua Kongresi XXI i FIBA-s në Pekin, Kinë.

Kongresi Afatmesëm votoi për miratimin e një versioni të ri të Statutit të Përgjithshëm të FIBA-s me ndryshimet kryesore që synojnë të çojnë më tej udhëzimet gjinore në përputhje me strategjinë e Grave në Basketboll, të sqarojnë mundësinë për të mbajtur takime zyrtare përmes videokonferencave dhe të konfirmojnë se format elektronike të basketbollit, në veçanti esportet, janë brenda fushëveprimeve të FIBA-s. Rishikime të tjera në Statutin e Përgjithshëm u miratuan gjithashtu gjatë Kongresit.

Andreas Zagklis, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, dha një raport gjithëpërfshirës mbi aktivitetet e FIBA-s dhe mënyrën se si FIBA i është përgjigjur pandemisë, së bashku me Objektivat Strategjikë të FIBA-s për 2019-2027, duke u përqendruar në aktivitetet aktuale në lidhje me tre përparësitë strategjike për 2019-2023: Federatat, Gratë në Basketboll dhe Zgjeroni Familjen së FIBA-s.

FIBA ka lavdëruar FBK-në për punën e bërë, duke mos u ndaluar gjatë pandemisë, ku edhe pse u anuluan garat, Shtëpia e Basketbollit të Kosovës ka punuar për Planin Strategjik 2021-2025 dhe nuk është ndalur asnjëherë. Ky Plan Strategjik është bërë në bashkëpunim me FIBA-n dhe përmban planin e dejatuar për zhvillimin dhe masivizimin e basketbollit të Kosovës.

Kësaj radhe delegat me të drejtë vote në Kongresin e FIBA-s ishte Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa si delegate e dytë ishte Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Çdo Federatë anëtare në FIBA përfaqësohej me nga dy delegatë në Kongresin e FIBA-s, ku vetëm njëri prej tyre kishte të drejtë vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat