Teuta fiton jashtë fushe

Basketboll

Teuta fiton jashtë fushe

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:22
Teuta fiton jashtë fushe

Teuta ka mposhtur 90-77 Goga Basket në finalen e parë play off të Superligës në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje.

Edhe pse sfida luhej në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”, ekipi vendës nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë, duke bërë një ndeshje të dobët.

Ndeshja nisi e ekuilibruar dhe peridoa e parë mbyllet 24-23 për Teutën, që nis të shkëputet në çerekun e dytë, duke luajtur më mirë (47-36). Këtë diferencë, ekipi durrsak e ruan deri në fund, duke mos lejuar Gogën të afrohet (67-54 perioda e tretë).

Me gjithë përpjekjet e shumta të Goga Basket (Djokovic me 16 pikë shënuesi më i mirë), Teuta arrin të ruajë avantazhin (Strawberry me 25 pikë shënuesi më i mirë), duke e merituar fitoren. Pas 4 ditësh, sfida e radhës në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat