Kampionia e Kosovës në Ligën Unike

Basketboll

Kampionia e Kosovës në Ligën Unike

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:14
Kampionia e Kosovës në Ligën Unike

Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, KB Penza nga Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri në Ligën Unike te femrat.

Skuadra pejane edicionin e kaluar fitoi titullin, duke mundur në finale të “Play-off”-it, Bashkimin nga Prizreni me rezultat 3:2 në seritë finale.

Konfirmimi vjen pas takimeve me zyrtarët e lartë të Ligës Unike, të cilët janë në bisedime edhe me Bashkimin, që ka fituar Kupën dhe Prishtinën, që ka fituar Superkupën në Kosovë.

Pas konfirmimeve nga skuadrat kosovare do të bisedohet edhe me ato shqiptare, për pjesëmarrjen në edicionin e parë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave, që do të fillojë më 20/21 Tetor.

Në edicionin e ri do të marrin pjesë tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Para fillimit të Ligës Unike do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat