Doruntina Vuniqi, një emër që i dha shumë sportit në Kosovë, sot jeton në qytetin më atraktiv në botë

Basketboll

Doruntina Vuniqi, një emër që i dha shumë sportit në Kosovë, sot jeton në qytetin më atraktiv në botë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:47
Doruntina Vuniqi, me bashkëshortin, djalin dhe vajzën

Doruntina Vuniqi, si shumë sportiste shqiptare, filloi hapat e parë në basketboll në vitet më të rënda, kur çdo familje shqiptare mendonte se si ta siguronte ekzistencën dhe si të shpëtonte kokën nga regjimi serb, në vitet e 90-ta.

Në kohë të pa kohë, ajo me shumë shoqe stërviste në një sallë të improvizuar në Prishtinë, zhvillonte gjithnjë e më shumë lojën e saj, duke e përsosur teknikën. 

Ka qenë prej basketbollisteve më të talentuara në fund të viteve të 90-ta, ndërsa në fillim të viteve 2000, një bombarduese për kundërshtare.

Image

Doruntina me numër 9

Ajo ka luajtur në pozicionin 4-5, duke arritur formën më të mirë në Trocal League, ku garonin fuqishëm përballë ekipeve kroate, sllovene, boshnjake, austriake etj.  

Doruntina me Universitetin përfunduan në pozitën e tretë në Trocal League, por pas përfundimit të këtij edicioni (2003-2004) i larguan nga kjo ligë politikisht, Kosova nuk mund të garojë në këtë rang të lartë garash!

Image

Blerim Vuniqi

“E vetmja shqiptare që ka pas minutazhën më të madhe”, - kujton atëkohë me krenari Blerim Vuniqi, ish basketbollist i mirënjohur dhe komentator i shquar sportiv në RTK, tani në pension.

Image

Doruntina sot jeton në New York, është e martuar me Ekrem Gashin, biznesmen. Ajo ka një vajzë Lea dhe një djalë Rroni, jetojnë në New Jork.

Image

Doruntina me numër 9

Doruntina, edhe sot kujtohet nga dashamirët e sportit, për teknikën e  lojës, pikë të fortë e ka pasur mbrojtjen dhe në shumë ndeshje ka qenë vendimtare.

Ajo karrierën si lojtare aktive e përfundoi në vitin 2005, për shkak të studimeve në Tetovë, në Universitetin e Evropës Juglindore.

Image

Nuk ishte e rastit që ishte prej basketbollisteve më të mira në Kosovë, e cila ndoqi hapat e prindit të saj, Blerimi, i cili ka qenë prej basketbollistëve më të mirë në vitet e 70-ta e të 80-ta, duke luajtur për Prishtinën (Elektrokosova një kohë) në Ligën e Parë B të ish Jugosllavisë, pastaj edhe në Rabotniçkn dhe në gjeneratën e sakrificës kontriboi për sportin e Republikës së Kosovës. 

Image

 

Doruntina në veprim

Një familje e rritur në frymën sportive, dy emra të spikatur të botës së sportit në vendin tonë, Doruntina dhe Blerimi, babë e bijë.

Ajo, edhe pse sot nuk është aktive në sport, gjithmonë është me  mendje te basketbolli i Kosovës, që i dha shumë emocione e gëzime në karrierën e saj aktive.  

Image

Doruntina nuk i harron vitet e arta, vitet e 90-ta, kur lozni në fusha të improvizuara e deri  të shkëlqimi në Trocal League, kundër Gospiçit, Shibenikut, Zhelezniçarit të Sarajevës,  Merkur Celjes, Jezhices etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat