Vllaznia e Teuta triumfojnë jashtë fushe

Basketboll

Vllaznia e Teuta triumfojnë jashtë fushe

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:29
Vllaznia e Teuta triumfojnë jashtë fushe

Janë luajtur ndeshjet e javës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj, ku nuk kanë munguar surprizat.

Teuta mposhti 88-83 Kamza Basket, sukses i arritur jashtë fushe. Një ndeshje e vështirë për kampionët në fuqi, që vuajtën shumë për të marrë fitoren në debutimin sezonal.

Jashtë fushe fiton edhe Vllaznia, që mundi 84-82 Tiranën në “Asllan Rusi”. Ndeshja u komandua nga bardheblutë shumicën e kohës, por miqtë nga Shkodra përmbysën gjithçka në periodën e fundit.

Në debutimin e saj në Superligë, skuadra e Dinamos fitoi 76-70 ndaj Partizanit, një derbi kryeqytetas i dueluar fort. Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund fitues dolën “blutë”, që morën dy pikët e para.

Superliga – Java e parë

Tirana – Vllaznia, 82-84

Kamza Basket – Teuta, 83-88

Dinamo – Partizani, 76-70

Renditja: Dinamo 2 pikë, Teuta 2 pikë, Vllaznia 2 pikë, Tirana 1 pikë, Kamza Basket 1 pikë, Partizani 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat