Fitorja e dytë për kuqezinjtë në Ligën e Parë

Basketboll

Fitorja e dytë për kuqezinjtë në Ligën e Parë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 22:27
Fitorja e dytë për kuqezinjtë në Ligën e Parë

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e dytë në Ligën e Parë te meshkujt.

Borea regjistroi fitoren e dytë, duke mundur AS Prishtinën me rezultat 80:64, ndërsa për prishtinasit ishte humbja e dytë radhazi.

Fitorja e dytë me radhë ishte edhe për Istogun, që mundi Dardanët 84:97, kurse për Dardanët ishte humbja e dytë në dy ndeshje.

Prishtina e Re shënoi fitoren e dytë këtë edicion, duke fituar ndaj Vushtrrisë 94:77, ndërsa që për vushtrriasit ishte humbja e parë, kurse më herët shënuan një fitore.

Neë Basket ka regjistruar fitore të thellë kundër Feronikelit në udhëtim 71:121. New Basket ka një fitore dhe një humbje, kurse Feronikeli dy humbje në dy ndeshje.

Vëllaznimi që edicionin e kaluar garoi në Superligë, ka shënuar fitoren e dytë, duke mundur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 68:95. Për prishtinasit kjo ishte humbja e dytë këtë edicion.

Liga e Parë - Java 2

Borea - AS Prishtina 80:64

Dardanët – Istogu 84:97

Prishtina e RE – Vushtrria 94:77

Feronikeli - NEW Basket 71:121

Marigona Hill Prishtina – Vëllaznimi 68:95

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat