Vendos rekord

Basketboll

Vendos rekord

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:50
Vendos rekord

Basketbollisti i Phoenxis Suns ka lënë gjurmë në historinë e ligës më të fortë në botë.

Chris Paul mbrëmë ishte protagonisti kryesor në fitoren e Phoenix Suns 115-105 ndaj La Lakers.

Paul në këtë ndeshje realizoi 23 pikë, pesë kërcime, 14 asistime duke vendosur rekord.

Me pikët e realizuar kundër Lakers ai u bë basketbollisti i parë që arrin kuotën e mbi 20 mijë pikëve të realizuara dhe mbi 10 mijë asistimeve në karrierën e tij në NBA.

Vetëm pak ditë më parë 36-vjeçari u fut në listën e 75 lojtarëve më të mirë në histori të NBA.

Basketbollisti i Phoenix Suns ka bërë një karrierë mjaft të bujshme në NBA dhe përkundër moshës ende është në formën e tij optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat