Këta janë basketbollistët e ftuar për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës

Basketboll

Këta janë basketbollistët e ftuar për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:18
Ilustrim

Trajneri i Kosovës në basketboll Christos Marmarinos së bashku me stafin e tij teknik kanë bërë përzgjedhjen e 12 basketbollistëve për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës.

Po ashtu, në ndeshjen ndaj Kombëtares së Danimarkës, ekipit kosovar do t’i bashkohet edhe Mikaile Tmusiq, përcjell KosovaPress.

Më 25 nëntor Kosova do të jetë mysafire e Norvegjisë, kurse tre ditë më vonë më 28 nëntor do të pres në shtëpi në Prishtinë Kombëtaren e Danimarkës.

Të dy këto përballje janë të vlefshme për parakualifikimet drejt FIBA Eurobasket 2025.

Këtë fundjavë, respektivisht të shtunën dhe të dielën basketbollistët e Kosovës do të përgatiten në Marigona Rezidencë, ndërsa më 22 nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë.

Më poshtë i gjeni emrat e basketbollistëve kosovarë të ftuar për ndeshjet ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës.

1.Arti Hajdari

2.Valon Bunjaku

3.Meriton Ismaili

4.Erjon Kastrati

5.Dardan Berisha

6.Samir Zekiqi

7.Drilon Hajrizi

8.Muhamedali Janjeva

9.Denis Zenelaj

10.Dion Sheqiri

11.Gëzim Morina

12.Fisnik Rugova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat